75 Mall Live Search
12:05 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person i dënuar me burg prej rreth 3 vite

Është arrestuar një person ditën e djeshme, rreth orës 14:00 në Prizren.F. K.  47 vjeç.

I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “ Marrja e ryshfetit” .

I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit  është dërguar në burg  në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg.