75 Mall Live Search
12:28 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / A. M.

Tovërlani publikon listën e Kombëtares U21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për kampin e radhës përgatitor në Antalia.

Dardanët U21 do të qëndrojë tetë ditë në bregdetin turk nga 14 nëntori, e ku pritet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore-stërvitore.