Tottenhami fiton ”dramën” mposht Leedsin me përmbysje

Një dramë e madhe është zhvilluar në javën e 16-të të Premier Ligës mes tottenhamit dhe Leeds United.
Vendasit arritën të shënojnë fitore me një përmbysje të jashtëzakonshme, ku rezultati përfundimtar ishte 4-3, shkruan IndeksOnline.
Heroi i spursave padyshim që është Rodrigo Bentancur, i cili shënoi dy gola për dy minuta duke e përmbysur rezultatin.
Crysencio Summerville, kaloi Leedsin në epërsi në minutën e 10-të.
Harry Kane në minutën e 25-të arriti ta barazonte rezultatin.
Mysafirët rikthyen epërsëinë dhe e mbyllën pjesën e parë me rezultat 2-1 me golin e Rodrigo në minutën e 43-të.
Në minutat e para të pjesës së dytë Tottenhami barazoi rezultatin me golin e Ben Davies, 59′.
Ishte Rodrigo ai i cili kaloi përsëri skuadrën mysafirëe në epërsi në minutën e 76-të.
Në vazhdim ishte momenti për Rodrigo Bentancur.
Uruguaiani shënoi dy gola të shpejtë në minutat 81 dhe 83, duke përmbysur rezultatin në 4-3 dhe duke i siguruar fitoren Tottenhamit.
Me këtë fitore Tottenhami renditet në vendin e tretë me 29 pikë kurse Leeds ndodhet në vendin e 14-të me 15 pikë./IndeksOnline/