75 Mall Live Search
19:26 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / C E

Mposhtet nga Bournemouthi, tensione mes tifozëve dhe lojtarëve të Evertonit

Gjërat u tensionuan shumë mes lojtarëve dhe tifozëve të Evertonit, pas humbjes nga Bournemouthi sot me rezultat 3:0.

Pas qëndrimit në Premier Ligë, ku luftuan për mbijetesë deri në ditën e parafundit të sezonit të kaluar, tifozët e Evertonit janë sërish të nevrikosur me ekipin e tyre.

Gjërat nuk po shkojnë sipas planit këtë sezon për Evertonin, ku në ndeshjen e fundit para pushimit për shkak të Kupës së Botës, skuadra e Frank Lampard u mposht 3:0 nga Bournemouthi.

Ky rezultat e ngjiti Bournemouthin mbi Evertonin në tabelë, ndërsa ky i fundit tani gjendet vetëm një pikë larg zonës së rrezikut, me gjashtë javë deri në ndeshjen e radhës.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Frank Lampard morri lojtarët e tij për të falënderuar tifozët e tyre për përkrahjen e tyre, por më pas plasi sherri mes dy palëve.

Më poshtë mund ta gjeni rastin në fjalë.

(20) Lewis Rowe on Twitter: “Everton fans Vs Iwobi 😳 threw his shirt back at him #Afcb #BOUEVE #Everton #PL #PremierLeague #Iwobi https://t.co/jBPiaGpOXe” / Twitter