75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Edhe një humbje nga Llapi, Gjilani e mposht midis Podujevës

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe në javën e 17-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ata mposhtën në udhëtim Llapin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Solomon në minutën e 50-të.

Me këtë fitore, Gjilani siguron vendin e tretë me 27 pikë, kurse Llapi mbetet në pozitën e shtatë me 19 pikë./IndeksOnline/