Këndellet Ballkani, mposht Ferizajin dhe mbetet në hap me Dritën

Pas tre ndeshjeve pa fitore, Ballkani është këndellur dukeu kthyer te fitorja në Superligë.
Kampioni aktual i Kosovës, fitoi në shtëpi ndaj Ferizajit me rezultat 2-0, shkruan IndkesOnline.
Armed Thaqi shënoi golin e parë në këtë përballje në minutën e 67-të.
Për rezultatin final u përkujdes sulmuesi Albion Rrahmani në të 85-tin minutë.
Me këtë fitore, Ballkani ka shkuar në kuotën e 30 pikëve, pesë më pak se liderja aktuale Drita, por që ka tre ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër skuadra e Ferizajit mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë./IndeksOnline/