75 Mall Live Search
15:20 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / MSH

Shpërthimi në Stamboll/ Ka viktima, dyshohet për sulm terrorist

Një shpërthim vdekjeprures ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Taksim, një nga lagjet më të mëdha të Stambollit, në rrugën Istiklal.

Sipas informacioneve të para, nga ky shpërthim janë lënduar 11 persona.

CNN Turqi raporton se dyshohet se mund të jetë një sulm terrorist, teksa bëhet fjalë për një çantë me bombë në të.

Polica dhe ndihma e shpejtë janë në vendin e ngjarjes.

CNN raporton se janë duke u shqyrtuar të gjitha pamjet e xhiruara nga kamerat e vendosura në këtë rrugë dhe po diskutohet mundësia e një sulmi terrorist.

Shifrat ndërkohë nuk janë akoma të qarta, teksa guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya konfirmoi se ka dhe viktima.

“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje janë nisur ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun” shkroi ai në Twitter.