75 Mall Live Search
23:06 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / C E

Vdes në moshë të re ylli i UFC-së

Në moshën 38 vjeçare ka ndrruar jetë ish-luftëtari i UFC-së, Anthony “Rumble” Jonson.

Në një postim në Twitter nga Michael Chiesa, shkruan se Johnson ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë të pazbuluar, shkruan Indeksonline.

“RIP Anthony “Rumble” Johnson. Një nga artistët KO më të mirë që ka parë ndonjëherë sporti ynë. Lutjet e mia shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, ka shkruar Chiesa.

Rumble ishte i njohur për forcën e tij të madhe që përkthehej në nokaut brutale që ai shpesh i shfaqte në kulmin e tij. /IndeksOnline/