75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / k.v

Policia ndalon 24 vjeçarin në Malishevë, i gjen pushkë, radiolidhje e thika (Foto)

Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i  Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar. 

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është  iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.