Zelensky shkon në Khersonin e çliruar: “Faleminderit SHBA, faleminderit NATO”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin e Khersonit disa ditë pas clirimit nga trupat ukrainase.
Ai foli i rrethuar nga ushtarët në qytet, duke thënë se Ukraina është duke ecur përpara dhe se janë të gatshëm për paqe.
Ai falenderoj NATON dhe aleatët tjerë për mbështetjen në luftën ndaj Rusisë, duke theksuar në vecanti sistemin e raketave HIMARS për të cilat thotë se e bënë dallimin e madh.
Zelensky potencoi se “është vërtetë i lumtur” ashtu sic janë edhe qytetarët ukrainas.
I pyetur se ku pritet të avancojne tutje trupat ushtarake, ai tha: “Jo në Moskë… ne nuk jemi të interesuar në territoret e një vendi tjetër”. /IndeksOnline/
President of Ukraine @ZelenskyyUa arrived in Kherson🇺🇦🍉 pic.twitter.com/4qnHelPfmh
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) November 14, 2022