75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / B O

A do të dekorohet Prishtina sivjet? Komuna jep detaje, pret një përgjigje nga Qeveria!

Është bërë zakon dhe traditë që festat e fundvitit ta gjejnë Prishtinën të dekoruar e të ndriçuar. Por, kriza energjetike ka bërë që të vë në pikëpyetje për këtë vit ndriçimin e Prishtinës.

Indeksonline ka kontaktuar Komunën e Prishtinës për këtë çështje.

Në njoftimin e dhënë për Indeksonline thuhet se Komuna ka ndarë buxhet deri në 70 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit, por që Vendimi i Qeverisë së Kosovës s’e lejon këtë dhe për këtë pritet të ketë koordinim mes pushtetit lokal e qëndror ditëve në vijim.

“Ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet deri në 70000 euro për dekorim të kryeqytetit për këtë vit, megjithatë bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: “Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike” megjithëkëtë, Komuna e Prishtinës është në komunikim të vazhdueshëm me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike, në momentin që merret një Vendim në koordinim me nivelin qendror, do të ju njoftojmë me kohë” thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës, dhënë për Indeksonline.