“Bllokimi i rrugëve e djegia e objekteve”, eksperti i sigurisë flet për mobilizimin e serbëve më 21 nëntor

Nga data 21 nëntor deri me datë 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale serbe, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për Indeksonline thotë se kur të nis aplikimi i gjobave nga Qeveria e Kosovës, serbët e veriut planifikojnë të mobilizohen.
Siç tregon Shala, “supozohet të mirren disa veprime nga grupet kriminale/shtetërore të Serbisë”.
“Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh që nga data 21 nëntor do të prodhojë situatë e cila ka mundësi t’i përngjajë situatës së sigurisë të ditëve para shpalljes së pavarësisë 2008 në veri. Veprimet që supozohen të mirren nga këto grupe kriminale/shtetërore të Serbisë janë: Bllokimi i rrugëve, vandalizmin e komunave/djegien e objekteve si dhe tentativë për përmbysjen e rendit kushtetues në pjesën veriore”, u shpreh ai për Indeksonline.
Ndërkohë, Shala thekson se, vendimi në aspektin e brendshëm ka bazë të fortë ligjore dhe legale por në aspektin e jashtëm ka shkaktuar reagime të shumta.
“Vendimi në aspektin e brendshem ka bazë të fortë ligjore dhe legale në zbatimin e normatives pozitive për zbatimin e këtij por edhe vendimeve tjera.
Por në aspektin e jashtëm ky vendim ka shkaktuar reagime nga gjitha nivelet e kancelarive në Europe deri në SHBA duke bërë thirrje, dhënë sygjerime për një tërhjeke taktike dhe për t’i dhënë mundësisë për një arritje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.
Fazat teknike të këtij vendimi politik do të reflektojnë negativisht në sferën e sigurisë nacionale dhe që pasojat mund të jenë me impakt ndërkombëtar të marrëdhënieve të Kosovës me aleatet e saj”, thotë Shala./Indeksonline/