75 Mall Live Search
23:34 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / Gj. Sh

ZYRTARE: Ish-ministri i PDK-së zgjidhet kryetar i ri i Sigal Prishtinës

Pas dorëheqjes së Burim Maraj, Sigal Prishtina ka emëruar kryetarin e ri të klubit.

Në mbledhje e jashtëzakonshme të Bordit, ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit është zgjrdhur ish basketbollisti, Blerand Stavileci, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti përmes një komunikate për media.

Stavileci është zgjedhur kryetar i Sigal Prishtinës pas propozimit nga Kryetari i Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË

Sonte në Zyret e Klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit z. Burim Maraj.

Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjedhet z. Blerand Stavileci.

Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit./IndeksOnline/