Futbollisti afrohet për t’i propozuar të dashurës së tij, përfundon duke u fjalosur me sigurimin – video

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin bjellorus, respektivisht në Ligën e Dytë të Bjellorusisë.
Pasi që shënoi gol në përballjen mes skuadrës së Smorgon dhe asaj të Volnas, futbollisti Vladislav Shubovich i propozoi martesë të dashurës së tij.
Por, kjo gjë nuk shkoi siç ishte planifikuar nga Shubovich, pasi që propozimi për martesë u pengua nga sigurimi i stadiumit.
Teksa Shubovich afrohej për t’i propozuar të dashurës së tij, kjo e fundit u shtye me forcë nga sigurimi i stadiumit, gjë kjo që bëri që ky moment gëzimi të prishet.
Eventualisht, pas ndërhyrjes së lojtarëve të cilët e larguan sigurimin, Shubovich i propozoi të dashurës së tij përsëri dhe kjo e fundit pranoi.
Ndërkaq, momentin në fjalë e gjeni më poshtë.