Zyrtare: Ky është sulmuesi që do e zëvëndësojë Nkunkun te Franca

Chrisofer Nkunku është tërhequr nga kampi francez pas një lëndimi që pësoi dje në stërvitje.
Sulmuesi i Leipzig nuk do të mund të ndihmojë Francën në Botëror. Deschamp sot e ka gjetur pasuesin e tij tek “gjelat”.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani do të jetë zëvëndësues i tij.
23 vjeçari që ka shënuar gjashtë gola këtë edicion do të udhëtojë sot për në Katar ku do të bashkohet me Francën./Indeksonline/