75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / k.v

Theri me thikë familjarin, arrestohet 52-vjeçari në Prizren

Me datë 14.11.2022, rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë edhe lidhje familjare, një person kishte mbetur i therur me thikë.

Viktima B.V. 41-vjeç në gjendje të rëndë ishte dërguar në emergjencë në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Policia i është përgjigjet rastit dhe përveç mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes ka kërkuar edhe të dyshuarin, i cili ishte arratisur.

Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arritur që të arrestohet i dyshuari A.V. 52-vjeç.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”./IndeksOnline/