75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Szunyog: Kam besim se Këshilli merr vendim për vizat në këtë vit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur sot edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka përgëzuar presidencën çeke rreth angazhimit të saj në procesin e heqjes së vizave për Kosovën.

“Kam besim se do të merret vendimi nga Këshilli para përfundimit të këtij viti. Do të merret vendimi gjatë vitit 2022. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do të heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog, në debatin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

Sipas tij, ky proces lidhet ngushtë edhe me proceset evropiane të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se javën e kaluar u propozua që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi tek në nëntor të vitit 2023, atëherë kur pritet të hyjë në fuqi edhe sistemi ETIAS.