75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Drake nuk e pret mirë renditjen e Taylor Swift në pozitën e parë të “Billboard Hot 100”

Rep artisti Drake dhe producenti Vinylz me sa duket i hodhën disa kunja drejt këngëtares Taylor Swift, pasi kjo e fundit zuri vendin e parë në “Billboard Hot 100” për të tretën javë me radhë.

36 vjeçari ndau me ndjekësit e tij në Instagram suksesin e albumit të tij të fundit, “Her Loss”, i cili pushtoi të gjithë numrat përpos pozitës së parë dhe të dhjetë, shkruan PageSix.

Megjithatë, ani pse e publikoi tabelën e Billboard, Drake mbuloi emrin e Swift, si dhe këngën e saj “Anti-Hero”, në krye të tabelës me një seri emoji që përfshinin një vaskë kokoshkash, një dhimbje koke dhe një top magjik tetë.

Edhe producenti Vinylz, i cili prodhoi këngën “Rich Flex” të Drake dhe 21 Savage, gjithashtu pati një kunjë për Swift, pasi që postoi tabelën e Billboard duke shkruar – “Bota e di se cila është kënga e vërtetë numër 1… #RichFlex”.

Swift bëri histori gjatë dy javëve të fundit që nga publikimi i “Midnights” më 21 tetor.

Vetëm një javë pasi albumi doli, Swift u bë artistja e parë që pushtoi të gjithë top 10-shen e “Billboard Hot 100” në të njëjtën kohë.