Rama e pret në takim Roberto Mancinin

Italia ka zbarkuar në Tiranë para ndeshjes me Shqipërinë që zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:45 në “Air Albania”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim trajnerin e Azurëve, Roberto Mancini.
Rama dhe trajneri i katër herë kampionëve të Botës janë takuar në zyrën e kryeministrisë në kryeqytetin shqiptar.
Kujtojmë se Italia nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës pasi që u eliminua nga Maqedonia e Veriut. /IndeksOnline/