75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kessie i pakënaqur te Barcelona, dëshiron rikthimin te Milan

Futbollisti nga Bregu i Fildisht, Franc Kessie, raportohet se nuk është i kënaqur te skuadra e Barcelonës.

Mesfushori është transferuar në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar veror si transfer i lirë nga skuadra e Milanit, shkruan IndeksOnline.

Por Kessie nuk ka arritur të zë një vend në njëmbëdhjetshen startuese të Xavit, dhe dëshiron të largohet nga klubi.

Sipas gazetarit italian Carlo Pellegatti, Kessie dëshiron të kthehet te klubi i Milanit.

Por klubi kuq e zi raportohet se nuk dëshiron aktualisht rikthimin e mesfushorit nga Bregu i Fildisht.

“Burime afër antarsisë së Franck Kessie më kanë thënë se ai dëshiron të kthehet në Milano.

Nuk ka asgjë të sigurt por kjo po mbërrin direkt nga Barcelona.

Nuk dua të them se është e pamundur sepse asgjë nuk është e pamundur në futboll, por Milani ndjen se Kessie është një çështje e mbyllur për momentin.

Nuk mendoj se Milani do të kthehej të fliste me agjentin e tij sepse e dimë mirë se si ishte marrëdhënia gjatë kohës së tij te Milani.”, ka raportuar Pellegatti./IndeksOnline/