75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / LB

Pamje/ Aksident i rëndë në Pejë, kombi përplaset me një veturë me targa të huaja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në dalje të Pejës, magjistralen Pejë- Klinë.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja dhe një kombi, i cili ishte i mbushur me punëtorë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se fillimisht kombi është rrokullisur disa herë dhe pastaj e ka goditur veturën.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje përkitazi me këtë aksident.

Më poshtë pamjet: