75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / AR

I riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën e më pas vret veten

Një 21-vjeçar origjinë shqiptare ka qëlluar dy herë partneren e tij me arë zjarri dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ndodhi pak para darkës të mërkurën e 16 nëntorit në një apartament në Cassano delle Murge, në provincën e Barit.

Mediat italiane rapotojnë se vajza 18-vjeçare me origjinë marokene është transportuar në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti në gjendje të rëndë dhe më pas në poliklinikën e Barit.