75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ekskluzive: Lirohen dy tifozët e Plisave të arrestuar në Shqipëri (VIDEO)

Tifo grupi kosovar, Plisat, janë përleshur sonte me tifozët italianë në stadiumin ”AIR Albania”, para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Itali.

Nga kjo përleshje, Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy tifozë të Plisave, shkruan IndeksOnline.

Por pas intervistimit në stacionin policor, tifozët e arrestuar janë liruar.

Ata janë pritur në mënyrë të ngroht jasht stacionit nga pjesa tjetër e Plisave.

IndeksOnline ka siguruar pamje të dy tifozëve të arrestuar teksa dalin nga stacioni policor.

Burimet tona kanë treguar edhe emrat e personave të arrestuar, por ne do ti publikojmë vetëm inicialet.

D.F dhe A.V, janë dy tifozët e Plisave që janë arrestuar mbremjën e sotme në Tiranë./IndeksOnline/