Deputeti ukrainas që ishte në Kosovë, publikon pamje të raketave ruse kur shpërthejnë në rrugë

Deputeti ukrainas që ishte në Kosovë para pak ditësh, Oleksij Goncharenko ka publikuar pamje të goditjes së mëngjesit të sotëm të një rakete ruse në qytetin e Dnipros.

“Ky është një sulm me raketa ruse në qytetin e Dnipro. Kështu duket pothuajse çdo mëngjes për ukrainasit, duke filluar nga 24 shkurti. Ne po shkojmë në qytet dhe nuk e dimë nëse do të kthehemi apo do të kthehet raketa”, njoftoi Goncharenko./Indeksonline/