Deputeti Agusholli flet për çështjen e targave, tregon qëndrimin e tij

Qeveria e Kosovës nuk ka treguar nëse përfundimisht do të vazhdohet me vendimin për çështjen e targave, a po do t’i dëgjoj këshillat e faktorit ndërkombëtar për të pezulluar këtë vendim, së paku për disa muaj.
Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka thënë se për Kosovën është jetike ruajtja e raporteve me SHBA-të, si investitori kryesor i pavarësisë sonë.
Ai ka thnënë se duhet të mirren shumë seriozisht garancitë e dhëna nga ta në procesin e dialogut.
“Por, edhe vendimet e Qeverisë përmes të cilave mbrohet sovraniteti, integriteti dhe ligjet që janë në fuqi, janë abc-ja e një shteti. Rruga e shtetësisë nuk bëhet ndryshe”, ka thënë Agusholli për Indeksonline.