75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Skuadra franceze kërkon transferimin e Ermal Krasniqit

Sulmuesi Ermal Krasniqi, po kalon një sezon fantastik te skudra e Ballkanit.

Ai ka bërë paraqitje të mira me kampionin aktual të Kosovës, në kualifikimet për Champions League, dhe në Conference League, shkruan IndeksOnline.

Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sy edhe nga skuadra të ndryshme evropiane.

Së fundi klubi francez, Nice, po kërkon transferimin e Ermal Krasniqit.

Kështu ka njoftuar gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku./IndeksOnline/