Ky është futbollisti i cili do ta zëvendësoj Joaquín Correan te Argjentina

Futbollisti i Interit, Joaquín Correa, ka pësuar mbrëm një lëndim në gju në ndeshjen miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.
Si pasoj e këtij lëndimi, kombëtarja e Argjentinës, ka njoftuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
Trajneri Lionel Scaloni, nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Futbollisti Thiago Almada, është ai i cili do ta zëvendësoj Joaquín Correa./IndeksOnline/