Haki Abazi akuzon VV-në për kurdisje të zgjedhjeve, përmend dy emra

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka akuzuar VV-në për kurdisje të zgjedhjeve, ku përmendi dy emra, atë të Dejona Mihali dhe Valon Hotit.
Abazi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha Valon Hoti ka pasur aftësi të jashtëzakonshme që t’i largojë njerëzit nga lista nëpër fushata elektorale që të mos shihen afër Kurtit.
“Sot është kjo kryesi e VV’së, me këta njerëz që kanë konsideru që edhe zgjedhjet në nivel komunal mund të orkestrohen, mund edhe të përcaktohen, edhe mund të ketë njerëz të cilët eliminohen. Mendoj zonja Dejona Mihajli është njëra e cila merret edhe me çështjet e qendrave nëpër qytete, unë mendoj që Valon Hoti, ka pas aftësi të jashtëzakonshme me hek njerëz prej listave nëpër fuishata elektorale që të mos shihen afër Kurtit, ose në takime të rëndësishme, Hoti mban pozitë aty”.