Kurti flet me Chollet nga DASH, në fokus marrëveshja finale me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit në SHBA, Derel Chollet, ku kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje finale me Serbinë.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Kurti është pritur nga Chollet në prill të këtij viti në DASH, kur kryeministri po zhvillonte një vizitë zyrtare.
