75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / MSH

“Java e Diabetit”, Tymtari i Termokosit bëhet i kaltër

Tymtari i objektit Termokos është ndriçuar me ngjyrë të kaltër, në shenjë vetëdijësimi mbi “Javen e Dibaetit”.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i i ndërmarrjes publike lokale “Termokos”, Fisnik Osmani.

“Termokos sonte u bë i kaltër! U bëmë pjesë e kampanjës #javaediabetit, në shenjë respekti për të gjithë qytetarët e Prishtinës, e në veçanti konsumatorët tanë!” shkroi Osmani në Facebook, duke publikuar edhe fotografi të Termokosit.

Nga dita e hënë, Kosova ka shënuar javën e Diabetit, ku janë mbajtur një sërë aktivitetesh që ndërlidhen me vetëdijësimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, raporton Indeksonline.

Përveç Tymtarit të Termokosit, edhe Sahatkulla në Prishtinë u ndriçua me ngjyrë të kaltër katër ditë më parë, pikërisht në sajë të kësaj kauze./Indeksonline/