75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Gjyqtaret femra nuk do kenë kufizime në referim në Katar

Gjyqtaret femra të përzgjedhura për Kupën e Botës do të jenë gjithashtu në gjendje të gjykojnë ndeshje ku përfshihen vendet arabe.

Këtë e theksoi presidenti i komisionit të arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, në një konferencë për shtyp në Doha, duke nënvizuar se nuk do të ketë kufizime.

“Që nga dita që kemi shpallur listën e ekipit të arbitrave kam thënë gjithmonë se kjo është diçka e re dhe se tërheq vëmendje dhe interes. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Por për ne ata janë gjyqtarë. Unë insistoj, ato janë këtu si pjesë e FIFA-s dhe të gatshëm për të arbitruar të gjitha llojet e ndeshjeve. Gjithmonë, natyrisht, bazuar në performancën dhe përvojën. Vendimi do të bazohet në këtë.”-tha ai.