Vazhdojnë punimet në dy rrugë të rëndësishme në Prishtinë, drejtori tregon kur përfundojnë punimet

Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi ka sqaruar për opinionin rreth investimeve dhe punimeve që po bëhen në disa rrugë të rëndësishme të kryeqytetit.
Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka folur për punimet në rrugën “Holger Pedersen” dhe “Nekibe Kelmendi”, të cilat, sipas tij, priten të përfundojnë me asfaltimin.
“Në rrugën ‘Holger Pedersen’, kemi intervenuar sepse ka qenë një fyte i ngushtë dhe komunikacioni ka qenë i bllokuar dhe pikërisht për këtë arsye në këtë pjesën ku jemi ka qenë një parking ku do të zgjerojmë pjesën e rrugës dhe do të shfrytëzohet si korësi për kalim nga ana e Matiqanit, ndërsa pjesën tjetër do të këtë tri korsi kjo rrugë, pjesa e mesme do të ketë mundësi kthimi nga Ulpiana dhe kjo do të mundësoje lehtësim më të mirë të komunikacionit në këtë zonë. Jemi duke punuar me dinamikë të plotë, javën tjetër besojë do ta trajtojmë me zhavorr dhe brenda dy jave do të lirojmë pjesën e komunikacionit, asfaltimin do të përfundojmë. Për të vazhduar me lirimin e hapësirave sepse kjo rrugë tani për tani është e bllokuar, nuk mund të kalohet… do të punojmë pas skajorëve në pjesën e trotuarit për lirimin e kësaj zone”, ka thënë ai.
Më tej, Xhaferi theksoi së kjo rrugë do të këtë vend parking për vetura vetëm së është në pjesën e brendshme të rrugës, e cila edhe ka mundësuar largimin e komunikacionit në këtë rrugë.
“Në kuadër të rrugës ‘Holger Pedersen’ kemi ndërtimin e një rrugë anësore e cila do të mundësojë parkimin e veturave të cilat kanë qenë në këtë zonë do t’i zhvendosim në pjesën e brendshme të rrugës, e kemi zvogëluar pjesën e parkingut dhe e kemi rrit pjesën anësore dhe do të behët një zgjedhje e mirë për banorët edhe për komunikacionin e kësaj pjese”, thai ai.
Kjo rrugë e cila është në përfundim lidhet prej pjesës kryesore e deri tek hyrja e QKUK-së, do të këtë tri korsi, ku pjesa e mesme do të ketë mundësi kthimi nga Ulpiana dhe do të mundësoje lehtësim të komunikacionit.
“Pjesën ku jemi duke intervenuar është nga rruga kryesore deri tek hyrja e QKUK-së, kjo zonë do të trajtohet në këtë moment sepse kjo ka qenë fyti i ngushtë në këtë pjesë. Po mendojë të kemi gjelbërim në anësore, do të këtë dy trotuare të mira, dhe do të këtë tri korsi deri në pikën ku do të këtë frontin e kalimit të ndarjes së shiritit për komunikim në pjesë e Matit, Ulpianës”, tha ai.
Drejtori Xhaferi premtoi se deri nën fund të këtij viti do të përfundojë rrugën ‘Nekipe Kelmendi’, që është duke u punuar tek pallati i drejtësisë, do të përfundohet rruga ‘Holger Pedersen’, dhe do të përfundohet rruga tek stacioni i autobusëve, ku sipas tij është një projekt i madh. Kurse në fillim të vitit do të vazhdojnë më rrugën A. /IndeksOnline/