75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / MSH

Alicia Keys dhe shumë emra të mëdhenj të muizës, përformojnë në emisionin e NBC për Krishtlindje

Programi televiziv NBC ka thënë se planifikon të lëshojë në transmetim një program 2 orësh për festën e Krishtlindjeve në Rockefeller Center më 30 nëntor.

Programi do të drejtohet nga bashkëprezantuesit e emisionit “Today”, Savannah Guthrie, Hoda Kotb, Craig Melvin dhe ylli i “Access Hollywood”, Mario Lopez.

Lista e yjeve që kanë pranuar të përformojnë në këtë emision festiv është e pasur me emrat më eminentë në skenën evropiane.

“Ndriçimi i pemës (së Krishtlindjes) në Rockefeller Center është një nga traditat më të dashura të festave për audiencën si në Nju Jork ashtu edhe në mbarë vendin”, tha në një deklaratë të premten Jen Neal, nënkryetare ekzekutive e ngjarjeve live dhe specialeve në NBC Entertainment.

“Jemi të kënaqur që kemi një formacion të mbushur me yje të interpretuesve që na ndihmojnë të festojmë dhe të ndezim sezonin”.

Lista e yjeve që do të përformojnë në NBC:

Jimmie Allen, Andrea Bocelli, Matteo Bocelli dhe Virginia Bocelli, David Foster dhe Katharine McPhee, Brett Eldredge, Mickey Guyton, Alicia Keys, The Muppets of Sesame Street, Dan + Shay, Blake Shelton dhe Gwen Stefani, The Shindellas, Rockettes, Amy Poehler, Maya Rudolph dhe Louis York.