75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / MSH

Memli Krasniqi pritet në Këshillin Atlantik – flet për synimet integruese të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vizitën zyrtare në Washington DC e ka përfunduar me një takim në selinë e Këshillit Atlantik.

Krasniqi është pritur nga Drejtori i Qendrës Evropiane, Jörn Fleck dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik.

“Si një ndër organizatat amerikane më me ndikim në fushën e çështjeve ndërkombëtare, Këshilli Atlantik është i përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje më prosperuese dhe më të sigurt globale. Në këtë kontekst, me Drejtorin e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik, kishim një diskutim të hapur dhe përmbajt;sor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë”, është shprehur lideri i PDK-së.

Në këtë takim, Krasniqi shprehu qëndrimin dhe synimin e pa alternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB.

“Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues!”, tha ai.