“Politikat populiste e mashtruese”, Limaj parasheh që Kurti në minutën e fundit do të lëshojë pe për targat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar takimin e paralajmëruar Kurti-Vuçiq.
Limaj ka thënë se loja e Kurtit për tension e shqetësim në fund tërheqje dhe lëshim është epilog i politikave populiste e mashtruese.
Kreu i Nismës ka parashikuar se kjo do të ndodhë në minutën e fundit me tërheqjen e Kurtit.