Ministri Krasniqi prezanton tri projekte në Istog

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar mbi financimin e projekteve komunale që zhvillojnë infrastrukturën.
Krasniqi ka njoftuar për projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë infrastrukturën e Istogut.
“Në Komunën e Istogut, nga programi për projekte infrastrukturore në komunitete kemi financuar projektin ‘Ndërtimi i ndriçimit publik në rrugën 7 Marsi në Gurrakoc, rrugën 24 Qershori në Zallq – lagjën e epërme, rrugën Verrini në Kovragë, asfaltimin e rrugës Sadi Lata në Zallq dhe ndërtimin e rrugës lagjja “Maksutaj” Orrobërdë'” shkroi Krasniqi në facebook.
Ai tha se ky projekt është vetëm një nga shumë projekte të tjera në mbështetje të Komunave dhe në shërbim të qytetarëve.
Ky është njoftimi i plotë i Krasniqit:
Vazhdon financimi i projekteve komunale për zhvillimin e infrastrukturës në lagjet dhe fshatrat e banuara nga komunitetet.

Në Komunën e Istogut, nga programi për projekte infrastrukturore në komunitete kemi financuar projektin ‘Ndërtimi i ndriçimit publik në rrugën 7 Marsi në Gurrakoc, rrugën 24 Qershori në Zallq – lagjën e epërme, rrugën Verrini në Kovragë, asfaltimin e rrugës Sadi Lata në Zallq dhe ndërtimin e rrugës lagjja “Maksutaj” Orrobërdë’.

Ky projekt është vetëm një nga shumë projekte të tjera në mbështetje të Komunave dhe në shërbim të qytetarëve.


