Rrahje në një lokal në Prizren, përfshihen në sherr dy femra

Një rrahje ka ndodhur në një nga lokalet e Prizrenit.
Të përfshirë në këtë rrahje ishin dy femra dhe një mashkull, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45.
“Si pasojë e rrahjes viktima femër ka pësuar lëndime të rëndë në fytyrë dhe posedon raport mjekësor” thuhet në njoftim.
I dyshuari i përfshirë në rrahje është arrestuar.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia.