Publikohet një foto e Kurtit në aeroplan, rrugës për Bruksel
 
				Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për Bruksel. Atje në orët e para të mëngjesit do të takoj presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka realizuar një foto bashkë me kryeministrin Kurti në aeroplan.
“Kryeministri më shumë se i gatshëm për takimin e Brukselit”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.
Kujtojmë se sonte në mesnate fillon faza e re që përfshinë gjobitjen për drejtuesit e makinave me targa ilegale.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                