75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / L K

Aksident në Grabovc, vetura përplaset me një lokal

Policia ka njoftuar se ditën e djeshme në fshatin Grabovc, Zveçan një veturë është përfshirë në një aksidente, ku si pasojë dy persona kanë pasur lëndime.

Vetura dyshohet se është përplasur në një lokal, shkak pakujdesia gjatë vozitjes.

Pasagjerët janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa sati po hetohet.

“Vozitësi mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, është përplasur në një lokal. Vozitësi dhe dy pasagjerët meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia në 24-orëshin e fundit.