Fillon intervistimi për rektor të UP-së, ky është kandidati i parë

Sot ka filluar intervistimi i kandidatëve të ri për rektor të Universitetit të Prishtinës.
But Dedaj ishte i pari i cili filloi prezantimin për kandidim në pozitën e Rektorit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Dedaj ka punuar për 20 vite në Universitetin e Prishtinës dhe ka gjeneratën e 31 tashmë.

Ai ndër të tjera u shpreh se është ndër dhe privilegj për të qenë kandidat për rektor në këtë Universitet.
“Problemet më të cilat është përballur Universiteti i Prishtinës jam ballafaquar vet dhe disa herë kam qenë zëri për ta.
Puna e parë është programet, nuk jemi marrë më analizë të thukët. Për shembull, konkurset, shumicën e kohës, Senati merret me kush po avansohet. Senati duhet të merret me çështje akademike dhe ajo është në pikën e parë. Tjetra është financa. Universiteti i Prishtinës ka kapacitet për zhvillim edhe në gjuhën angleze”, deklaroi ai.
I pytetur se cfarë është në gjendje të bëjë si rektor për ndalimin e plagjiaturës në Universitetin e Prishtinës, Dedaj tha se duhet të instalohet Software-i dhe të jetë obligativ pasi do të jetë në gjendje të kontrollojë sistemin.