Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesen e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pēr shtyerjen e masës së gjobës për targa, edhe për 48 orë.
“Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin dhe përfshirjen e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme” i replikoi Kurti Hovenierit.
I thank Ambassador Hovenier for his commitment and engagement. I accept his request for a 48-hour postponement on imposition of fines for illegal ‘KM’ (and other) car plates. I am happy to work with the US and the EU to find a solution during the next two days. https://t.co/iXq1SCM8JL
— Albin Kurti (@albinkurti) November 21, 2022