Kurti me 5 ministra sot në Prizren

Kryeministri Albin Kurti sot do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren.
Bashkë me të do të jenë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kurti dhe pesë ministrat do të jenë pjesë e konferencës “Drejt një politike kombëtare” që do të nis nga ora 09:15.