75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / B O

“Asgjë nuk funksionon në Veri”, Koci tregon një rast konkret

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka thënë se në Veri të Kosovës, shteti i Kosovës nuk funksionon pothuajse fare.

Këtë konkludim e ka përcjellur me një shembull që i ka ndodhur së fundi atij.

“Në veri të Kosovës, shteti i Kosovës thuaja nuk funksionon.
Parashtresën që e kam dërguar me poste rekomande, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega në Leposaviq, më është kthyer.
Arsyeja sipas Postës së Kosovës:
Posta nuk mund të shpërndahet, për shkak të gjendjes politike.
Gjykata nuk funksionon thuaja fare.
Posta jo.
Veturat po digjen.
Çka funksionon në veri? “shkruan Koci në reagim./Indeksonline/