75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / B O

Agjenda e ngjeshur e kryeministrit, Kurti gjen kohë për një kafe në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka patur agjendë të ngjeshur sot.

Kurti mori pjesë paraditën e sotme në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup dhe ishte pjesë e panelit të diskutimit.

Posa kreu këtë ngjarje, kryeministri ka marrë rrugë për Prizren.

Bashkë me ministrat Murati e Krasniqi do të shpalosë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit.

Para këtij aktiviteti, Kurti ka gjetur kohë për të pirë një kafe në qytetit e bukur të Prizrenit bashkë me ministrin Krasniqi dhe këshilltarin, Arianit Beqiri./Indeksonline/