75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Julia Fox tregon se përse u lidh me Kanye West, arsyeja është Kim Kardashian

Një prej lidhjeve më të përfolura në media ishte ajo e reperit të famshëm, Kanye West dhe Julia Fox.

Por, Fox së fundmi ka thënë se ajo u takua me Kanye West në fillim të këtij viti për të vetmen arsye ‘që ta mbante atë larg nga Kim Kardashiani’ mes divorcit të tyre.

“Kisha këtë mendim dhe thash, O Zot. Ndoshta mund ta heq atë nga çështja e Kimit”, tha aktorja në një video të TikTok të hënën (21 nëntor), pasi u akuzua për “takim me një mizogjen dhe antisemit  të dhunshëm”.

“Ndoshta mund ta shpërqendroj atë, thjesht ta bëj që të më pëlqejë mua”, shtoi Fox.

“Dhe e dija nëse dikush mund ta bëjë këtë, jam unë, sepse kur e vendos mendjen për diçka, unë e bëj atë”, tha tutje ajo.

Ylli i “Uncut Gems”, shpjegoi se ajo prej një kohësh është një fanse e Kim dhe motrave Kourtney dhe Khloe Kardashian.

“Kur pata një linjë mode 10 vjet më parë, ato në fakt blenë rrobat tona dhe i shitën në dyqanet e tyre “Dash”, kështu që unë kam pasur gjithmonë një dashuri për Kimin. Gjithashtu Khloe Kourtney, ato janë vajzat e mia”, shpjegoi Fox.