75 Mall Live Search
17:44 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / k.v

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit për 1 vit

Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar SH.K,. mashkull, kosovar, i datëlindjes 1999, person ky që kërkohej në bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Peje.

I njëjti kërkohej për veprën penale shitje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren -VERI, pas kompletimit të dokomentacionit përkatës.

I dyshuari është dërguar në vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti burgim.