Ekskluzive/ Një super bashkëpunim po vjen nga Dani

Një zë i talentuar si ai i Ramadan Krasniqi-Dani i ka qëndruar besnik skenës muzikore për disa dekada.
Edhe këtë fundvit është kujdesur që të krijojë hite të padiskutueshme.
Për Indeksonline, këngëtari legjendar zbuloi ekskluzivisht që se shpejti do të lansoj një këngë në bashkëpunim me Anxhela Peristerin.

“Përveç bashkëpunimit që lansova me Florian Tufallari janë gati edhe disa projekte të reja. Një bashkëpunim do ta sjell me Anxhela Peristerin.
Gjithashtu edhe kënga që u lansua mbrëmjen e sotme bashkë me Vjollca Haxhiun nga produksioni i Emra Com”, tha ai.
Gjithashtu zbuloi se ka pasur ftesa nga emisione të ndryshme për pjesëmarrje në xhirimet e Vitit të Ri në Kosovë e Shqipëri.
Qëndroni gati sepse po na presin netë magjike nga zëri që përcjell emocione të forta./Indeksonline/
