Salla e Eurovisionit e pasigurtë, ndërmiren masa

Salla e koncerteve në Liverpool ku do të mbahet Eurovision në muajin maj, ka kërkuar falje për organizimin dhe sigurinë e dobët në performancën e këngëtarit Jamie Webster.
Organizuesit kanë thënë se do ta hetojnë incidentin, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Tifozët u ankuan të shtunën për turmat në hyrje dhe kontrollimi i dobët i biletave. Shumë persona e quajtën këtë si situatë e pasigurt.
Në fillim të muajit të kaluar, Unioni Evropian i Transmetuesve njoftoi se Liverpool do të jetë nikoqir i konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm.
Liverpool Arena mund të posedojë gjithsej 11,000 njerëz. Të gjitha shfaqjet live pritet të shiten./Indeksonline/