Trepça nënshkruan me qendrën amerikane, 206 centimetra i gjatë dhe 108 kg i rëndë

Trepça ka njoftuar se ka nënshkruar me Cadarian Raines.
Klubi nga Mitrovica ka bërë të ditur se me Raines do të shtohet përvoja nën “kosh”.
“Shtojmë muskuj e përvojë nër “Kosh” Nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta. Cadarian Raines. Nga sot është pjesë e klubit tone”, thuhet në njoftim.

Raines 32-vjeçar është me përvojë, ndërsa peshon 108 kilogramë dhe është i gjatë 206 centimetra.
Ai ka përvojë nga disa liga evropiane, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Venecuela, Supersonics./Indeksonline/