7+, Spanja fiton me rezultat të thellë ndaj Costa Ricës

Spanja e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Skuadra e Luis Enriques mposhti Costa Ricën në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 7-0, shkruan IndeksOnline.
Serin e golave e hapi dani olmo në minutën e 11-të.
Me golat e Marco Asensio në minutën e 21-të dhe Ferran Torren nga penalltia në të 31-tin minutë, Spanja e mbylli pjesën e parë me rezultat 3-0.
Në pjesën e dytë u shënua edhe katër gola tjerë.
Torres shënoi golin e dytë personal në minutën e 54-të.
Në minutën e 70-të, gavi shënoi për rezultatin 5-0.
Në minutat e fundit, Spanja shënoi edhe dy gola të tjerë me Carlos Soler në miutën e 90-të dhe Alvaro Moratën në 90+2./IndeksOnline/